×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kërkesa për shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi, policia i largon me forcë protestuesit nga Rektorati

    Insajderi
    11 April 2024 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës i ka shpërndarë me forcë aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore dhe aktivistë të tjerë. Ata protestuan që nga mëngjesi para Rektoratit për shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi, të denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual.

    Aktivistët e kësaj organizate kishin bllokuar hyrjen e Rektoratit duke pamundësuar hyrjet dhe daljet nga ky objekt, deri në vendimin e shkarkimit.

    Këshilli i Etikës së UP’së, siç raportoi Insajderi me burime më herët, në mbledhjen e radhës pritet ta ftojë dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë për të diskutuar lidhur me denoncimet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark