Me kërkesë të Listës Serbe shtyhet seanca për legalizimin e murit në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Me kërkesë të Listës Serbe shtyhet seanca për legalizimin e murit në veri

    Insajderi
    16 January 2017 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me kërkesë të Listës Serbe është anuluar mbajtja e seancës së paraparë e Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore me vetëm një pikë të rendit të ditës “Miratimi i projektit të rregullimit urban të zonës së këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti Petar I’, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit”, me të cilin edhe zyrtarisht pritej legalizimi i muri të ndërtuar në atë pjesë.

    Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin e Mitrovicës së veriut, Bashkim Cimili, tha se gjatë orëve të mbrëmjes ka ardhur njoftimi për anulimin e seancës me kërkesë të Listës Serbe.

    “Gjatë orëve të mbrëmjes ju ka ardhur një email me vetëm një fjali, për anulimin e seancës me kërkesë të Listës Serbe. Nuk na kanë dhënë sqarim më shumë se pse e kanë shtyrë këtë seancë”, ka thënë Cimili për Telegrafin.

    Ndryshe, kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, kishte paralajmëruar që hapja e urës mbi lumin Ibër, e paraparë për 20 janar, nuk do të ndodhë, pasi që ka mbetur peng i murit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark