Kërkesë të ngjashme si ajo për Buzhalën, Turqia ia kishte bërë edhe Gjermanisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesë të ngjashme si ajo për Buzhalën, Turqia ia kishte bërë edhe Gjermanisë

    Insajderi
    26 July 2016 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kërkesa e sotme e Ambasadës së Turqisë në Kosovë drejtuar ministrisë së Jashtme, me anë të së cilës kërkonte arrestimin e gazetarit Berat Buzhala, nuk është kërkesa e parë e kësaj natyre e bërë nga shteti turk.

    Të njëjtën kërkesë, presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ia kishte drejtuar shtetit gjerman për një gazetar televiziv, raporton Insajderi.

    Prokurorët në Gjermani patën njoftuar në muajin prill të këtij viti se Erdogan kishte dorëzuar një ankesë kundër gazetarit gjerman Jan Bohmermann, i cili kishte recituar një poemë satirike për të, në një televizion kombëtar në Gjermani.

    boher

    Prokurorët publik në qytetin perëndimor të Mainz-it thanë përmes një deklarate se Erdogan ka dorëzuar një ankesë kundër moderatorit Bohmermann, i cili gjatë transmetimit e ka portretizuar presidentin turk si “idiot profesionist’ dhe ka sugjeruar se ai kishte kryer akte seksuale me kafshë.

    Böhmermann u dënua me një gjobë prej 250 mijë eurosh ose në rast të kundërt të mbante 6 muaj burg.

    Ambasada e Turqisë akuzon gazetarin kosovar Berat Buzhala “se ka bërë thirrje që kosovarët në Turqi të luftojnë kundër Erdoganit”.

    Berat Buzhala ka thënë se fjalët e tij kundër Erdoganit kanë qenë pjesë e satirës që ai ka përdorur. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark