Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar M.Sh., i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia e Veriut, në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës.
Përmes një komunikate, policia bën të ditur se M.Sh. kërkohej si i dyshuar për bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim, shkruan Insajderi.
“Me datë 11.03.2026 rreth orës 23:00, Policia e Kosovës gjegjësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë bërë arrestimin e shtetasit mashkull kosovar M. Sh., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për veprat penale ‘bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim’”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Me urdhër të prokurorisë, M.Sh. i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, për vazhdimin e procedurave të mëtutjeshme ligjore. /Insajderi.org/