Insajderi
Lajme

Kërkohej për tentim vrasje e posedim të armëve, ekstradohet një person në Kosovë nga Italia

Insajderi
15 October 2026 - 11:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërkohej për tentim vrasje e posedim të armëve,  ekstradohet një person në Kosovë nga Italia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, njoftoj për një rast të ekstradimit që është bërë nga Italia për në Kosovë.

I dyshuari, është arrestuar nga autoritetet italiane, dhe se i njëjti kërkohej INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve’.

“Ekstradohet nga Italia për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar. Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 14.10.2026 ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Italia për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Italisë.

I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë, rajoni i Mitrovicës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark