Kërkohej për vrasje nga Interpoli – kapet narko-trafikanti Remzi Azemi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohej për vrasje nga Interpoli – kapet narko-trafikanti Remzi Azemi

    Insajderi
    06 December 2023 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Remzi Azemi, shtetas i Kosovës, i cili kërkohej në Ekuador për veprën penale të vrasjes, është kapur në Maqedoni.

    Azemi ishte i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Hidri Ilir, e ndodhur në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit. Siç raporton sot gazeta ekuadoriane El Universo, gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim.

    Kosovari ndodhej në listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i.

    Autoritetet ekuadoriane kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij në vitin 2021.

    Policia e Ekuadorit bëri me dije se puna hetimore e kryer me Interpolin ka mundësuar kapjen e Remzi Azemit.

    “I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, tha policia ekuadoriane.

    Siç shkruante Gazeta Express vitin e kaluar, Remzi Azemi në vitin 2014 ishte arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Ballkan, së bashku me 11 të tjerë, përfshirë shqiptarë e ekuadorianë.

    Banda e Azemit akuzohej për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil, të cilat i kishin bërë gati për t’i sjellë në Europë, shkruante Express. Ata dyshohej se kishin personel të infiltruar në zonat administrative të porteve, gjë që ua mundësonte atyre t’i merrnin listat e kontenierëve dhe t’i përzgjidhnin ato që ishin të destinuara për në Europë.

    Megjithatë, Azemi kishte dalë nga burgu pas një muaji.

    Nga fundi i vitit 2017, Azemit iu bë një atentat në qendër të Guayaquilit. Kësaj ngjarjeje, i pasoi ekzekutimi i Ilir Hidrit, po ashtu një narko-trafikant shqiptar i cili vepronte në qytetin e Guayaquilit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark