Insajderi
Lajme

Kërkohej si i dyshuar për krim të organizuar dhe vrasje, ky është personi që u arrestua në Prishtinë

Insajderi
07 March 2026 - 15:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërkohej si i dyshuar për krim të organizuar dhe vrasje, ky është personi që u arrestua në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh se ka arrestuar një person, shtetas të Maqedonisë së Veriut në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Arrestimi u bë bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë Veriut.

Insajderi merr vesh se personi i arrestuar është Faruk Bela. Ai kërkohej si i dyshuar për krim të organizuar dhe vrasje.

“Rr. Astrit Rrushi, Prishtinë  06.03.2026 – 21:00. Bazuar në urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë Veriut është arrestuar i dyshuari – kërkuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Me vendim të  prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia në raportin 24 orësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark