Insajderi
Lajme

Kërkoheshin nga INTERPOL-I, ekstradohen dy persona- Njëri për në Kosovë e tjetri për në Shqipëri

Insajderi
08 April 2026 - 15:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërkoheshin nga INTERPOL-I, ekstradohen dy persona- Njëri për në Kosovë e tjetri për në Shqipëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona, njëri për në Kosovë e tjetri prej Kosovës në Shqipëri, janë ekstraduar për shkak se i shmangeshin organeve të drejtësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media, ku thuhet se I.A., shtetas kosovar, u ekstradua nga Gjermania në Kosovë, pasi që po kërkohej nga institucionet e drejtësisë vendore, shkruan Insajderi.

“Dje, më 07.04.2026, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi kosovar me inicialet I. A., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, më 08.04.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri shtetasi kosovar me inicialet N.C., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë shqiptare. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark