Kërkohet caktimi i kufinjëve pastaj matja e territorit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet caktimi i kufinjëve pastaj matja e territorit

    Insajderi
    02 December 2016 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ideja e kryeministrit Isa Mustafa për ta matur territorin e Kosovës, në mënyrë që të dëshmohet se nuk humbet territor me Marrëveshjen e Vjenës për Demarkacionin me Malin e Zi, konsiderohet absurde nga opozita dhe nga gjeografët. Sipas tyre, vendi nuk ka si ta bëjë matjen e sipërfaqes përderisa nuk ka përcaktim të qartë të kufijve me disa shtete

    Propozimi i kryeministrit, Isa Mustafa, për t’u formuar një komision i cili do ta bënte matjen e territorit të Kosovës në mënyrë që të dëshmohet nëse Kosova humb territor me Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi po vlerësohet si e papranueshme nga opozita dhe nga gjeografët, shkruan Zëri.

    Sipas tyre, nuk mund të bëhet matja e sipërfaqes së Kosovës pa u përcaktuar qartë kufijtë e saj. Ata thonë se matja e territorit mund të bëhet vetëm pasi Kosova ta ketë kryer demarkacionin me tri shtetet fqinje, që ende nuk është bërë: Malin e Zi, Serbinë dhe Shqipërinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark