Kërkohet dorëheqja e Ministrit Bajrami – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet dorëheqja e Ministrit Bajrami

    Insajderi
    06 December 2016 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raporti i programit për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”, që e ka radhitur Kosovën në vendin e 68 në mesin e 70 shteteve të analizuara, ka nxitur zëdhënësin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, të kërkojë dorëheqjen e Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

    Përmes një deklaratë në Facebook, Nitaj ka thënë se Ministri Bajrami nuk do të duhej të mbante këtë post për asnjë minutë më shumë.

    “Nëse Vlerësimi Ndërkombëtar (PISA) e paska nxjerr Kosovën ndër të fundit në ranglistën e arritshmërisë, njeriu i parë që nuk do të duhej të rrinte asnjë minutë në detyrën e tij është Ministri i Arsimit”, ka thënë Nitaj.

    Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”, ka radhitur Kosovën në vendin e 68 në mesin e 70 shteteve, cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi.

    Më keq se Kosova renditen Algjeria dhe Republika Dominikane, ndërkohë Singapori është i radhitur në vendin e parë.

    Testi “PISA” ka bërë vlerësimin për njohuritë e nxënësve 15 vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë.

    Ky është studimi më i madh ndërkombëtar në botë për arsim./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark