Kërkohet kujdes i shtuar gjatë trajtimit të fëmijëve në QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet kujdes i shtuar gjatë trajtimit të fëmijëve në QKUK

    Insajderi
    01 June 2016 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve u kërkua që të ketë trajtim më të kujdesshëm dhe etik ndaj fëmijëve që trajtohen në QKUK.

    Besim Kodra, nga shoqata për të drejtat e pacientëve ka kërkuar që të ngritet niveli i etikës në punën më fëmijët në QKUK.

    Sipas tij, jo gjithherë respektohet  etika gjatë trajtimit, dhe ka pasur raste kur persona të ndryshëm janë paraqitur në shoqatë për sjellje joetike, thuhet në një komunikatë për media të QKUK-së

    Kurse Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka thënë se QKUK  ka shërbime të veçanta që punojnë dhe ofrojnë shërbime shëndetësore për fëmijët.

    Ndërkaq, prodekani  i fakultetit të mjekësisë, Ibrahim Rudhani, tha se  ligji për shëndetësi, por edhe konventat për të drejtat të njeriut, garantojnë trajtim të barabartë edhe për fëmijët.

    Nga raporti i Klinikës së Pediatrisë për vitin 2015 rezulton se ka pasur 5 907 fëmijë të shtrirë për trajtim.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark