×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet ndihmë për gjetjen e një 12 vjeçari nga Shtimja, raportohet i zhdukur që nga mesdita

    Insajderi
    29 April 2024 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 12 vjeçar është raportuar i zhdukur në fshatin Petrovë, komuna e Shtimes. Ai është Melos Rexhaj. Familjarët kanë thënë se ai është zhdukur që nga ora 13:00, shkruan Insajderi.

    Ai ka pasur veshë trenerkë të kaltër dhe pantallona të zi.

    Po ashtu ai me vete ka edhe një bicikletë.

    “Personi në fotografi është Melos Rexhaj nga fshati Petrovë, komuna e Shtimës fqinjë i imi, 12 vjeçar. Sot prej ores 13:00 është i humbur kishte të veshur nje trenerk të kaltër dhe pantallona të zi ishte me bicikletë, nëse dikush e ka parë diku ose e shehe ju lutem le të lajmroje në këtë numër telefoni 045870606 (Nëna e tij, Hanife Rexhaj) Faleminderit për mirëkuptim  dhe mbeshtetjen!”, shkruan në status Arbër Rexhaj duke kërkuar ndihmën e qytetarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark