×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kërkohet ndihmë për shërimin e minatorit, babai i tre fëmijëve vuan nga leukemia akute

    Insajderi
    18 June 2023 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Minatori i Trepçës, Petrit Bajrami është diagnostikuar me sëmundjen e Leokimisë Akute. Për shërim, Petrit Bajramit i duhet urgjentisht t’i nënshtrohet Transplantit të Palcës Kurrizore jashtë vendit.

    Kostoja e këtij operacioni është e papërballueshme për një minatorë andaj, disa kolegë e familjar të tij janë duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për grumbullimin e rreth 100 mijë eurove.

    Sipas një njoftimi në Facebook, Bajrami është baba i tre fëmijëve dhe jeton në kushte të vështira ekonomike.

    Për te gjithë bamirësit që mund ta ndihmojnë Petritin ju lutem kontaktoni tek familjarët në këta numra të telefonit si dhe përmes Viber, Ëachap.

    Për transfere bankare e keni në dispozicion llogarinë bankare të bashkëshortes së Petritit zonj. DRITA  BAJRAMI, të gjitha të dhënat zyrtare të bankës për transfere nga brenda dhe jashtë Kosovës i keni në foto.

    Per kontakte me familjar ja kontaktet e telefonit ne Viber dhe WhatsApp,

    +38349811952  dhe +38349415144.

    Detajet në postimin më poshtë:

    NDIHMË URGJENTE

    Apel për ndihmë urgjente për  sherimin e minatorit të Trepçës Petrit Bajrami.

    Petrit Bajrami nga Mitrovica i lindur në vitin 1983, Petriti si i ri e kishte humbur babain në fillim të luftës në vitin 1998 nga granata e cila është hedhur në tregun e mitrovicës nga forcat serbe.

    Petriti është i martuar jeton me nënën, gruan dhe 3 femijë, ndërsa në dy vitet e fundit ishte duke u kujdesur edhe për fëmijët e vëllaut që mbetën jetim nga vdekja e kunatës.

    Me dt:07.06.2023, Petriti është sëmurë derisa ishte duke punuar në minjerën e Stantërgut, menjëher është dërguar në emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, tani është diagnostifikuar  me sëmundjen e Leokimisë Akute.

    Sipas rekomandimeve dhe diagnozave të mjekëve të Klinikës Universitare të Kosovës Petriti duhet urgjentisht ti nënshtrohet Transplantit të Palcës Kurrizore jasht vendit.

    Shërimi i Petritit nuk mund të bëhet në Kosovë, si opsion është shteti i Truqisë në spitalin MEDICALPARK në Stamboll. Në bazë të profakturës kostoja e shërimit të  Petritit sillet mbi 100,000.0 Euro- dëshmia e profaturës.

    Familja e Petritit, fisi i gjerë, minatorët e Trepçës dhe dashamirët janë duke bërë përpjekje që ti sigurojn mjetet finansiare për shërimin e tijë por është e pamundur të sigurohen të gjitha mjetet e nevojshme.

    Transferi i petritit per turqi duhet te behet  brenda 2 dite.

    Për te gjith bamirsit që mund ta ndihmojn Petritin ju lutem kontaktoni tek familjarët në këta numra të telefonit si dhe përmes Viber, Ëachap.

    Për transfere bankare e keni në dispozicion llogarinë bankare të bashkëshortës së Petritit zonj. DRITA  BAJRAMI, të gjitha të dhënat zyrtare të bankës për transfere nga brenda dhe jasht Kosovës i keni në foto.

    Per kontakte me familjar ja kontaktet e telefonit ne viber dhe ëachap,

    +38349811952  dhe +38349415144.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark