Një gardian është suspenduar nga puna pasi dyshohet se është kapur duke tentuar të fusë substanca narkotike nga jashtë tek një i burgosur.
Gazeta Insajderi mëson se bëhet fjalë për Sebastian Delijaj.
Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar për Insajderin se ndaj tij është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit.
“Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit të Shërbimit Korrektues në Dubravë, i cili është kapur me narkotikë”, ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra.