Insajderi
Lajme

Kërkohet paraburgim për katër komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit

Insajderi
30 January 2026 - 16:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërkohet paraburgim për katër komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka pranuar kërkesat e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për katër komisionerë, të dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, si dhe një person në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit Zgjedhor (KKZ) Prizren, i cili dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjykata ka bërë të ditur se nga ora 14:00 deri në ora 16:00 kanë përfunduar tre (3) seanca dëgjimore, ndërsa seanca e katërt dëgjimore pritet të mbahet gjatë orëve në vijim.

“Gjykata, brenda afateve ligjore, do të përpilojë vendimet lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe do t’i njoftojë mediat për vendimet e Gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark