×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kërkohet që politika të mos bëjë deklarata që synohet të ndikohet në procesin gjyqësor për 53 milionëshin

    Insajderi
    27 February 2022 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special kundër ish-ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, ish-zyrtarit në ministrinë e Infrastrukturës Nebih Shatri dhe shefit të kabinetit të Pal Lekajt Eset Berisha.

    Menjëherë pas këtij veprimi të prokurorisë pati reagime nga oponentë politik të Pal Lekajt. Sidomos ata të Ministrisë së Infrastrukturës.

    Ishte zëvendësminsitri aktual i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i cili përmes një shkrimi në Facebook u shpreh se Ish-ministri Pal Lekaj do të ketë një ‘mal’ me akuza në rastin e Bechtel Enka.

    Këto deklarta po kërkohet të mos bëhen, sepse nuk e ndihmojnë vërtetësinë e aktakuzës, rrjedhimisht dëshmimin e fajësisë.

    Këtë thirrje përmes InDoks e bëri Leotrim Gashi, hulumtues në Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD).

    “Në rastin konkret është mirë që që politika të mos bëjë deklarata që mund të synohet të ndikohet edhe tek ajo që kjo aktakuzë është e provuar ose jo për arsye se a është provuar ose jo nuk duhet kjo të theksohet nga akterët politikë. Këtë duhet ta bëjnë Institucionet e Drejtësisë dhe asnjë deklaratë nuk e ndihmon vërtetësisë se aktakuzën ndaj tyre ish-zyrtarëve, në këtë rast është e provuar ose jo për shkak se kjo do të bëhet pas një gjykimi në sistemimin e drejtësisë në këtë rast nga gjykata dhe nëse gjykata konstaton se nuk ka prova atëherë aktakuza do të bije ne e kemi parë raste kur pavarësisht që opinion publik ka theksuar se ka prova të mjaftueshme në gjykatë është provuar se nuk ka prova për ta dënuar një person”, ka thënë Gashi për InDoks.

    Gashi thekson se politika duhet t’i mbajë duart larg nga sistemi i drejtësisë.

    “Për këtë arsye ne mund të presim gjithçka si në aktgjykim dënues si në aktgjykim lirues për këtë arsye politika të diskutojë për çështje të drejtësisë”, tha ai.

    “Do të thotë ky është një rast tjetër i profilit të lartë kur zyrtarët e lartë shtetërorë dyshohen që e kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare për të cilën ata janë zgjedhur ose emëruar dhe për shkak të veprimeve të tyre që sipas prokurorisë janë të kundërligjshme ata janë akuzuar duke u pretenduar se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit apo autoritetit zyrtar”, sqaron tutje ai.

    InDoks |  Misteri milionësh i PAN-it, dokumentari i plotë:  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark