Reperi i njohur ka shprehur një shqetësim përmes rrjeteve sociale.
Don Arbas, ka publikuar në storien e tij në Instagram një shqetësim të tij lidhur me një video-lojë shumë popullore, e cila ia mundëson protagonistit që të vrasë njerëz në vendin e shenjtë, Mekën.
“Ja një nga lojërat e fëmijëve tanë, Fortnine. Që në një nga nivelet është që duhet të vrasësh njerëzit rreth e rrotull Qabes. Dhe më pas të prishësh Qaben, që të kalosh nivelin. Imagjinoni se si programojnë trurin e të vegjëlve tanë, që të vrasin myslimanët. Bojkotoni këtë lojë dhe mos lejoni fëmijët tuaj të luajnë” ka shkruar Don Arbas në postim.
Ndryshe, rep-artisti i njohur është përdorues i rrjeteve sociale i cili ndan shqetësime të tij gjithashtu edhe problemet e shoqërisë që e preokupojnë atë.