×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kërkoi hetimin për privatizimin dhe ShIK-un – Haki Abazi ngre dyshime se kjo u bllokua nga Mimoza Kusari

    Insajderi
    07 October 2022 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Haki Abazi ka zgjedhur konferencën për media nga holli i kuvendit për ta sulmuar shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, pasi sipas tij ajo nuk ka lejuar hetimin e disa çështjeve që ka propozuar vet Abazi – përfshirë Privatizimin dhe ShIK-un.

    Sipas tij, në rastin Gupit Parlamentar të Vetëvendosjes “hendikep” është fakti që Kusari-Lila nuk ka tentuar që të ketë kohezion që deputetët të jenë të suksesshëm

    “Ne rastin e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes kemi hendikep sepse kemi një njeri qe nuk vie nga grupi parlamentar i yni nuk është tentuar për kohezion qe deputetet te japin me te mirën, rrjedhimisht unë jam kon i qartë me këto qe po i them sot e ato qe do i them ne vazhdimësi, i kam drejtuar tek hierarkia partiake e institucionale”, tha Abazi.

    Sipas tij, deputetja Kusari-Lila nuk ka vullnetin që të mbaj minutat e takimeve me rëndësi, ai shtoi se ka inicuar themelimin e Komisionit për Privatizim, që nuk është pranuar, gjithashtu edhe komisionin për hetimet ndaj SHIK-ut.

    “Nuk ka vullnet te kryesuesja qe mos mi majt as minutat e takimeve, është vështirë me than që nuk janë realizu, unë kam inicuar themelin e komisionit për privatizim qe nuk është pranu kam inicuar komisionin për hetimet ndaj SHIK-ut ska qene politike elektorale por përmbajtësore për me ec para… Këto janë të mjaftueshme për te qene i sinqerte me votuesit , ta beje te qartë se s’mund te jemi heshtur e as spektator kur debati nuk përfshin impute e nuk ka përgjigje për çështje qe mbesin pezull për një kohë të gjate”, tha Abazi në konferencë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark