Kërkoi ndarje mes Vettingut e Byrosë - Abdixhiku i reagon Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkoi ndarje mes Vettingut e Byrosë – Abdixhiku i reagon Kurtit

    Insajderi
    14 July 2022 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe njëherit deputet i kësaj partie, ka thënë se Vettingu dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, nuk mund të ndahen si procese siç po kërkon kryeministri, pasi të dyja janë pjesë e procesit të reformës në drejtësi.

    “Është e vërtetë që kemi pasë një ftesë nga kryeministri për takim. Por nuk është problem lokacioni. I kemi dy ligje në pako, Byroja dhe Vettingu dhe besoj se bëjnë të dyja pjesë në reformën në drejtësi dhe nuk mund t’i ndash”, u shpreh ai.

    “Mund t’i ndash, por rendi e do që të ketë procese konsultative dhe gjithë përfshirje. Edhe në sistemin e drejtësisë, me katër parime që shefi i GP i ka prezantuar si qëndrime të partisë. Mbështetjen tonë për reformë në parim e kemi dhënë, pa e prekur Kushtetutën. Jam vullnetar unë dhe grupi parlamentar për verifikimin e pasurisë”, ka thënë Abdixhiku, përcjell Periskopi.

    Në fund, Abdixhiku duket se e dëgjoi Kurtin duke e thënë të kundërtën dhe u nervozua e i tha rrugë e mbarë.

    “Nëse kryeministri vendos të shkojë pa konsultim, siç e dha urdhrin teksa unë flisja këtu, atëherë rruga e mbarë iu qoftë”, ka thënë Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark