×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti kërkon nga opozita që të mos e fusin në një “thes” Byronë dhe Vettingun

    Insajderi
    14 July 2022 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se duhet të ketë konsultime të vazhdueshme me partitë politike lidhur me procesin e Vettingut në drejtësi. Por ai iu kërkoi deputetëve që të mos i fusin në një thes Vettingun në drejtësi dhe Byronë për konfiskimin e pasurisë që nuk arsyetohet.

    “Falënderoj PDK-në dhe AAK-në për takimet që kemi pasur për çështjen e vettingut në drejtësisë. LDK ka thënë që takohemi në Kuvend, nuk kemi nevojë të takohemi si subjekte politike, por unë besoj që është e nevojshme të takohemi si subjekte politike dhe jam i gatshëm të vazhdoj ky proces i konsultimeve me të gjitha partitë politike.

    Byroja për Konfiskimin e pasurisë së paarsyetueshme dhe vetingu në drejtësi, nuk janë e njëjta gjë, nuk duhet t’i fusim në të njëjtin thes sepse nuk janë të njëjta. Njëra ka të bëj gjithë zyrtarët shtetërore e tjetra vetëm më sistemin e drejtësisë”, ka thënë Kurti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark