BE kërkon nga Kosova bashkëpunim me Gjykatën Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE kërkon nga Kosova bashkëpunim me Gjykatën Speciale

    Insajderi
    13 December 2016 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian për herë të parë edhe formalisht kërkon nga Prishtina zyrtare bashkëpunimin me Gjykatën Speciale.

    Në deklaratën e presidencës së BE-së Sllovakisë, mirëpritet fakti se Kosova i ka përmbushur obligimet e mbetura për themelimin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së prokurorit  special për hetimin e dyshimeve për krime të kryera gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999.

    “Të gjitha autoritetet e Kosovës duhet të kreyjnë obligimet ndaj kërkesave të tyre për asistencë” thuhet në dokument.

    Deklarata e presidences u lëshua në formë aneksi, duke i zëvenëdëusar kështu konkluzat e ministrave meqë shefat e diplomacive evropiane nuk gjetën pajtim rreth qasjes ndaj Turqisë, dhe në këtë mënyrë u dështua në përpjekje që të miratohet pakoja e konkluzave që i përket vendeve të zgjerimit, e ku hyjnë shtete e Ballkanit Perendimor dhe Turqia.

    Deklarata e presidencës në esencë ka të njejtën përmbajtje, por nuk ka formën e konkluzave të të gjitha venedeve anëtare të BE-së, njofton RTK.

    Presidenca e Bashkimit Evropian, rikonfirmoi se kosovarët do gëzojnë lirinë kur të plotësohen dy kriteret e mbetura: ratifikimi i marrëveshjes kufitare me Malin e Zi si dhe vazhdimi i forcimit të dëshmive për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Në dokumentin e lëshuar nënvizohet se Prishtina ka bërë progres domethënës, në përmbushjen e kërkesave nga udhërrëfyesi i vizave.

    Në dokumentin  e lëshuar shprehet shqetësim për vazhdimin e krizës politike në Kosovë dhe incidentet e dhunshme që kanë ndodhur në Kuvend gjatë këtij viti.

    Gjithnjë sipas të njejtit burim, apelohet tek të gjitha partitë politike si dhe aktorët e pjesmarrësit lokal, që të tregojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie si dhe të ri- angazhohen në dialog konstruktiv, me Parlamentin si forumin kryesor për debat politik.

    Si për Kosovën ,ashtu edhe për Serbinë përsëriten thirrjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe përsëritet se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve do të jenë kusht për përparim në rrugën evropiane.

    Deklarata e Presidencës mirëpret hyrjen në fuqi të Marëveshjes së Stabilizim Asocimit, ndërsa nga Kosova kërkohen që të shënoj përparim në zbatimin e marrëveshjes, në sundimin e rendit dhe ligjit dhe zhvillimin shoqëror  dhe politikë të Kosovës.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark