BE kërkon të garantohet lëvizja e lirë në pjesën ku po ndërtohet muri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE kërkon të garantohet lëvizja e lirë në pjesën ku po ndërtohet muri

    Insajderi
    08 December 2016 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian ka kërkuar që të garantohet lëvizja e lirë dhe e papenguar në pjesën ku serbët lokalë kanë filluar ndërtimin e një muri afër urës së lumit Ibër.

    Përmes një komunikate dërguar medieve pas takimit me delegacionet e Kosovës e Serbisë, BE ka thënë se ka diskutuar çështjet e mbetura pezull lidhur me marrëveshjen e arritur në gusht të vitit 2015, por që të dy palët janë pajtuar për të harmonizuar dizajnin e projektit.

    BE ka thënë se revitalizimi i asaj pjesë nënkupton edhe lejimin e lëvizjes në mënyrë të lirë dhe të papenguar.

    “Të dy palët janë pajtuar për të harmonizuar dizajnin e projektit për rivitalizim të urës së Mitrovicës dhe për projektin e këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti Petar’. Ato janë pajtuar që rrethrrotullimi në Mitrovicën e veriut të lidhet me rrugën e këmbësorëve ‘Mbreti Petar’ duke i lënë të gjithëve hapësirën e lirë për lëvizje, derisa ka adresuar shqetësimet mbi sigurinë në rrugë”,thuhet në një komunikatë për media të BE-së.

    “BE do të mbesë në kontakt me dy palët për të siguruar implementimin e marrëveshjes së gushtit 2015 dhe implementimin e marrëveshjes nga gushti 2016 dhe ka mirëkuptim nga të dy palët që më 20 janar, afati i fundit, për rihapje të urës dhe të projektit për kthimin e “Mbretit Petar’ në rrugë të këmbësorëve të përmbushen”, thuhet tutje në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark