Kërquki flet për momentin e parë kur e pa Valon Sylën të gjakosur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kërquki flet për momentin e parë kur e pa Valon Sylën të gjakosur

    Insajderi
    14 April 2023 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Leonard Kërquki ka folur për Insajderin për momentin e parë kur e pa të gjakosur kolegun e tij, Valon Syla, të martën mbrëma.

    Kërquki i tha Insajderit se u ndje keq i shokuar.

    Jam ndje jashtëzakonisht keq, i shokuar unë Valonin e njoh që dy dekada pra e kam mik, shokë, bashkëpunëtorë dhe jam ndi jashtëzakonisht keq”, u shpreh ai.

    I pyetur se a mund të ndjell frikë ky rast për punën e tij dhe kolegëve të tjerë gazetarë, Kërquki pati një porosi për të gjithë gazetarët.

    Ky sulm nuk ndjell as frikë, as asgjë as tek unë e as tek asnjë gazetar nuk ishte deshtë, pra ne kur e kryejmë punën tonë përkundrazi duhet me qenë motivim për me kry punën akoma më mirë, akoma më profesionalisht pra fakti që dikush është gjendje me sulmu një gazetar kjo nuk do të thotë që gazetarët tash duhet me u stepë para tyre. Në fakt nëse e bëjnë këtë ne rrjedhimisht ua kryejmë një punë njerëzve që kanë qëllime kundër gazetarëve ose që tentojnë me ua mbyll gojën gazetarëve”, ka thënë gazetari për Insajderin.

    Gazetari Valon Syla në mbrëmjen e së martës ishte përcjell e pastaj u sulmua nga tre persona Kenan Hasani, Okan Hasani e Lum Dervishi. Ndaj të njëjtëve sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj.

    Video:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark