Gazetari dhe analisti, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë. I kontaktuar nga Insajderi, gazetari konfirmoi sulmin nga tre persona dhe tha se është mirë me shëndet.
Pas këtij sulmi, ka reaguar edhe gazetari dhe drejtori i T7 Leonard Kërquki i cili tha se ndodhet me të në QKUK. Kërquki tha se sulmuesit e kishin përcjellë Sylën qysh nga dalja e tij prej studiove të televizionit
Ai shtoi se policia i ka të gjitha të dhënat.
@insajderiinsajderi #shqipe #valonsyla #kosove #deklarata #shqiptaria #kosova #rrahje #sulm #lajmifundit #kosova #tiktokkosova #viral #fyp ♬ original sound – GazetaInsajderi
“Valoni eshte mire. Une e Iliri jemi me te ne QKU.Si duket sulmuesit e kane percjell veturen e Valonit prej televizionit e deri kur u ndale ne Breg te Diellit.Policia i ka te gjitha te dhanat.Valoni u sulmu per shkak te profesionit te tij, per faktin qe eshte gazetar dhe mbi te gjitha njeri i lire”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Valoni eshte mire. Une e Iliri jemi me te ne QKU.
Si duket sulmuesit e kane percjell veturen e Valonit prej televizionit e deri kur u ndale ne Breg te Diellit.
Policia i ka te gjitha te dhanat.
Valoni u sulmu per shkak te profesionit te tij, per faktin qe eshte gazetar dhe mbi te gjitha njeri i lire.
Valon A. Syla per mua sot eshte simbol i fjales se lire, eshte simbol i njeriut te pakompromis, i pa-nenshtrueshem ndaj askujt, ndaj asnje grupi – sado i fuqishem qe mund te jete ai.