Insajderi
Lajme

Kerquki: Televizionet nën presion nga KPM-ja, duhet të largohen ata që nuk e kuptojnë rolin e mediave

Insajderi
10 June 2026 - 23:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kerquki: Televizionet nën presion nga KPM-ja, duhet të largohen ata që nuk e kuptojnë rolin e mediave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, ka reaguar pas kërkesës së anëtares së KPM-së, Drita Morina, pasi kjo e fundit ka deklaruar se “nëse vazhdojnë shkeljet” duhet të propozohet mbyllja e emisionit “Debat Plus”.

Kerquki, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se televizionet në vend janë duke u përballur me një presion të paprecedentë nga KPM-ja, shkruan Insajderi.

“Tash e një muaj, të gjitha televizionet në Kosovë po përballen me një presion të paprecedentë nga KPM-ja. Vetëm brenda një jave, jemi gjobitur me dhjetëra mijëra euro, gjë që mund ta rrezikojë seriozisht qëndrueshmërinë financiare të shumicës së televizioneve në vend. Për më tepër, sot, anëtarja e KPM-së, Drita Morina, deklaroi se, ‘nëse vazhdojnë shkeljet’, duhet të propozohet mbyllja e emisionit Debat Plus”, ka shkruar ai.

Kerquki ka thënë gjithashtu se partitë politike dhe institucionet e vendit e kanë për detyrim që t’i largojnë nga Komisioni i Pavarur i Mediave njerëzit që nuk e kuptojnë rolin e mediave në një shoqëri demokratike, përndryshe, sipas tij, rrezikohet liria e mediave dhe demokracia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark