×
  • Lajme
  • Lajme

    Kerry përgënjeshtron Mustafën: Asnjë fjalë për Kosovën

    Insajderi
    14 February 2016 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse për kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, vizita e John Kerry në Shqipëri ka rëndësi edhe për Kosovën, vet John Kerry, nuk e ka thënë asnjë fjalë për vendin që drejton Mustafa.

    Në konferencën e përbashkët të Edi Ramës dhe John Kerry për media, Kerry gjatë fjalimit të tij nuk e ka përmendur fare Kosovën.

    Kerry ka folur për reformat e Shqipërisë, për luftën kundër ISIS’it dhe raportet mes dy vendeve por jo edhe për Kosovën.

    Por kryeministri i Kosovës më herët ka dhënë një deklaratë duke thënë se vizita e Kerryt do të ketë efekte në thellimin e bashkëpunimit të qeverisë amerikane me Qeverinë e Shqipërisë, por edhe me Qeverinë e Kosovës.

    Madje ai kishte parashikuar se Kerry do të përçonte mesazh për Kosovën, raporton Insajderi.

    “Po, por unë mendoj se mesazhin, ne e kemi marrë shumë qartë kur ka qenë këtu zoti Kerry. Asgjë nuk ka ndryshuar nga pikëpamja e gjendjes, por edhe nga pikëpamja e cilësisë së mesazhit, sepse ka qenë një mesazh shumë i fuqishëm, i cili ka dhënë orientimet sesi ne duhet të dalim nga kjo gjendje dhe çfarë është zotimi e përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ne”, ka thënë Mustafa për Top Channel, përpara se Kerry të dilte në konferencë për media.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark