Këshilla nga dermatologia: Ja si të kujdesemi për fytyrën në karantinë - Insajderi
×
LifeStyle

Këshilla nga dermatologia: Ja si të kujdesemi për fytyrën në karantinë

Insajderi
16 April 2020 - 17:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këto ditë izolimi duhet ta pranojmë se kanë pasur edhe efekte pozitive.

Kemi pasur më shumë kohë për t’u kujdesur për veten, sidomos për fytyrën dhe të bëjmë maska që ndoshta më herët nuk na i lejonte koha t’i bënim.

Megjithatë, eksperimentet e shumta jo gjithmonë janë efikase, prandaj dermatologia Erjona Shehu ka dhënë disa këshilla të vlefshme për të gjithë në këto kohë.

“Në qoftë se ne marrin një frut, për shembull portokallin që është më i përfolur kohët e fundit. Lemë një porcion të fundit të tulit të portokallit, lyejm me të fytyrën, e lejmë një 10-minutsh në fytyrë, pastaj bëjmë shpëlarje. Vendosim një krem hidratant pas kësaj, atëhere fytyra do marrë shumë elementë brenda. Do hidratohet si pasojë e ujit që ka në përmbajtje. Do marrë acidet fruktoze, do marrë ato vitaminat që ka portokalli. Pra ka shumë përfitime nga një 10-minutsh që mund të mbahet produkti.

Ne mund të eksperimentojmë. Një herë në javë bëjmë një maske skrapi, fusim një element ushqimor granular, me kokrriza si për shembull sheqeri kaf, për t’i dhënë një lloj shkëlqimi fytyrës apo të heqim qelizat e vdekura nga fytyra e përzjejë me disa pika limon. Nëse duam t’i japim më shumë hidratim, shtojmë një element frukstos si për shembull  banane, kivi etj. Pra ka plot mundësi. Në çdo eksperiment që ne bëjmë, e rëndësishme është të dëgjojmë fytyrën tonë.

Nëse pas 5 apo 10 minutave të para pasi kemi vënë maskën në fytyrë, kemi ndjesi të kruajtjes, të diegies,të picikimit apo nxehje të lëkurës menjëherë shkojmë e shpëlajmë fytyrën me ujë të vakur dhe të mos vendosim asgjë derisa të qetësohet nga këto ndjesi.

Këto eksperimente mund të bëhen si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt”, tregon Erjona Shehu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark