Aktori, Ilir Prapashtica, ka treguar këshillën që i kishte dhënë aktorja e mirënjohur, tashmë e ndjerë, Leze Qena.
I ftuar në një emision në T7, Prapashtica po ashtu ka treguar edhe për kujdesin që e kishte aktorja Leze Qena.
“Ka qenë qaq e hareshme, na ka majt si fëmijët, nuk ka hezitu me bo tavë në shtëpi, dollma, me bo pasul me na pru qaty, gjatë provave, gjatë xhirimeve të gjitha këto me shpenzime të veta”, ka thënë Prapshtica.
Derisa këshilla që i kishte dhënë ajo aktorit ishte që të bënte seks sa më shumë.
“Lezja çka më ka këshillu, m’ka thanë ban seks sa ma shumë se qajo të mbet, për zotin kështu më ka thonë”, ka treguar Prapashtica.