Këshilla të reja për t’u mbrojtur nga koronavirusi: Shmangni të folurit ballë për ballë - Insajderi
×
LifeStyle

Këshilla të reja për t’u mbrojtur nga koronavirusi: Shmangni të folurit ballë për ballë

Insajderi
12 May 2020 - 19:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Britanikëve iu dhanë sot udhëzime zyrtare se si të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin kapjen e koronavirusit kur të jenë jashtë në publik.

Ministrat i kanë bërë thirrje britanikëve të vendosin maska për fytyrën në transportin publik dhe në disa dyqane, ku distancimi social nuk është i mundur.

Ata kanë këshilluar njerëzit që të vazhdojnë të lajnë duart, të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur dhe të udhëtojnë duke ecur në këmbë ose me biçikletë.

Udhëzimet gjithashtu rekomandojnë që britanikët të lajnë rrobat rregullisht dhe ta mbajnë shtëpinë e tyre të ventiluar mirë.

Në një paralajmërim të rreptë për publikun thuhet: “Të gjithë ne, si klientë, vizitorë, punonjës ose punëdhënës, duhet të bëjmë ndryshime për të ulur rrezikun e transmetimit të virusit, është përgjegjësia jonë”.

Public Health England (PHE) rekomandon që njerëzit të përpiqen të mbajnë të paktën dy metra distancë nga të tjerët si një masë paraprake.

Udhëzimi thotë: Gjëja kryesore është të mos jesh shumë afër njerëzve për një kohë të gjatë, qëndroni sa më larg të mundeni.

Mbajini duart dhe fytyrën tuaj të pastra sa më shumë të mundeni.

Udhëzuesi thotë të lani duart shpesh duke përdorur sapun dhe ujë dhe thajini ato tërësisht. Përdorni dezinfektues kur jeni jashtë shtëpisë tuaj, veçanërisht kur hyni në një ndërtesë dhe pasi keni pasur kontakt me sipërfaqet.

Punoni nga shtëpia nëse mundeni

“Shumë britanikë janë në gjendje të bëjnë pjesën më të madhe ose të gjithë punën e tyre nga shtëpia, nëse u jepen nga pajisjet e duhura. Punëdhënësi juaj duhet t’ju mbështesë dhe t’ju mundësojë kushte për ta bërë këtë”, thotë udhëzuesi i nxjerrë nga qeveria.

Mos qëndroni ballë për ballë e fytyrë me fytyrë me njerëzit që takoni jashtë shtëpisë suaj.

Udhëzuesi thotë: Shmangni të qenit ballë për ballë me njerëzit nëse janë jashtë familjes tuaj. Tek udhëzuesi shkruhet se njerëzit kanë më shumë rrezik të kapin virusin nëse janë pranë një personi dhe kanë kontakt fytyrë për fytyrë me ta.

Kjo për shkak se pikat e frymëmarrjes që mbartin virusin mund të lëshohen nga një pacient i infektuar sa herë që flet ose kollitet, thonë shkencëtarët.

Në vend që të bisedoni ballë për ballë me të tjerët, është e këshillueshme të qëndroni krah për krah sikur ecni në rrugë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark