Insajderi
Lajme

Këshilli Prokurorial të hënën shpall konkurs për Kryeprokuror të Shtetit

Insajderi
15 May 2026 - 17:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këshilli Prokurorial të hënën shpall konkurs për Kryeprokuror të Shtetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilli Prokurorial të hënën do ta mbajë mbledhjen e radhës.

Në rendin e ditës për 18 maj, më saktësisht në pikën 6, është edhe hapja e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit.

Rikujtojmë se ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në tetor të vitit 2023 nuk e dekretoi Blerim Isufaj për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, për shkak të, siç kishte thënë ajo, disa shkeljeve ligjore. Ndërkaq, Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte deklaruar se arsyetimet e presidentes ishin të pabazuara dhe tendencioze.

Aktualisht, ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit është Agron Qalaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark