Këshilltari i Arbërie Nagavcit ia kthen padinë avokatit Driton Muharremi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Këshilltari i Arbërie Nagavcit ia kthen padinë avokatit Driton Muharremi

    Insajderi
    16 August 2023 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Driton Muharemi, para disa dite ka thënë se e ka paditur ”për shpifje” Valdrin Dervishajn, këshilltarin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Muharremi kishte kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për ta intervistuar Dervishajn rreth deklarimeve të tij se “ai ka njohuri rreth një hetimi që prokuroria është duke hetuar rreth dy zyrtarëve të MAShT-it”.

    Por, Valdrin Dervishaj, këshilltar i ministers së Arsimit ia ka kthyer padinë “për shpifje” Drion Muharremit.

    ”Kam dorëzuar padi për shpifje ndaj “shpifësve” që ditët e fundit kanë shpifur për mua dhe kolegun tim F.O., me të vetmin qëllim dëmtimin e reputacionit dhe presionit publik”, ka shkruar Dervishaj ndër tjerash në Facebook.

    Ai ka thënë se ”nesër do të dorëzoj kallëzim penal për kallëzim të rrejshëm”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark