×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këshilltari i Kurtit që merr rrogë nga buxheti i Kosovës kandidat për deputet në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    02 April 2024 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut ka prezantuar tre kandidatë për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

    Emrat i ka publikuar këshilltari i kryeministrit Kurti, Bekim Qoku, me anë të një postimi në ‘Facebook’. Aty bëhet e ditur se kandidatë do të jenë Nafie Selmani, Medine Ukshini dhe vetë Qoku.

    Kujtojmë se Qoku paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës.

    Ata do të garojnë me koalicionin VLEN për zgjedhjet në Maqedoni.

    “Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë tre kandidatë për deputetë, me koalicionin VLEN.  Ne do të jemi pjesë e fitores që VLEN! Në Njësinë Zgjedhore 1, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Nafie Selmani. Në Njësinë Zgjedhore 2, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Medine Ukshini. Ndërsa në Njësinë Zgjedhore 6, kandidat me numrin 2 në listë do të jem unë, Bekim Qoku”, ka shkruar ai.

    Kryeministri Kurti është kritikuar për përçarje në mes të politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark