×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këshilltari i Lekajt: Nuk i bëra unë presion zyrtarit ligjor – vetëm ia përcjell kërkesën e kryeministrit Haradinajt

    Insajderi
    27 February 2022 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eset Berisha, është njëri nga të akuzuarit për aferën me 53 milionë dhënë kompanisë “Bechtel-Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup. Berisha ka qenë këshilltar i lartë i ministrit të atëhershëm, Pal Lekaj.

    Eset Berisha ka folur ekskluzivisht për InDoks.

    Ai së bashku me Pal Lekajn po akuzohen se i kanë bërë presion drejtorit të Departamentit Ligjor të MI-së, Avdi Kamerolli, duke i kërkuar ndryshim të opinionit ligjor paraprak, përmes të cilit më pas do të kryhej pagesa prej 53 milionë euro.

    Berisha i ftuar në InDoks ka deklaruar se ka qenë kërkesë e kryeministrit, Ramush Haradinaj që opinioni të kryhej, rrjedhimisht hedh poshtë pretendimet për presion. 

    “Kjo ka qenë kërkesa, që të merret një opinion ligjor për arsye se ka munguar në shkresat e lëndës dhe unë kam kërkuar nga z.Kamerrolli vetëm të bëjë opinionin ligjor sipas kërkesave të kryeministrit.  E di që afati ka qenë i shkurtu për kështu ka qenë kërkesa unë nuk kam mundur t’i jap afat më shumë”, ka thënë Berisha për InDoks të Gazetës Insajderi.

    Gjatë kësaj interviste ai ka sqaruar pozicionin e tij në atë periudhë e në atë zhvillim.

    “Fillimisht unë kam filluar si këshilltar politik i ministrit Lekaj diku në dhjetor të vitit 2017-të prej asaj kohe deri më 19 janar 2019 e kam ushtru funksionin e këshilltarit politik në kabinetin e ministrit, kontrata apo zgjatja e kontratës mes kompanisë amerikane Bechtel dhe Qeverisë së Kosovës ishte bërë diku në shtator të vitit 2017, pra para kohës se sa unë të merrja funksioni e këshilltarit politik të ministrit Lekaj ndërsa me sa kam pa nga provat të cilat i ka dorëzuar prokuroria por jo edhe aktakuzën për shkak se ende nuk e kemi marrë vetëm pjesë të saj janë publikuar nëpër media thuhet se unë i kam tejkaluar kompetencat e mija të këshilltarit të ministrit për shkak se kam marrë pjesë në mbledhje të komunitet drejtues ministror së bashku me ministrin Lekaj gjatë atyre takimeve sepse ju e dini që Komuniteti Drejtues Ministror ka qenë kompetent për udhëheqje e gjithë procesit prej kontraktimit deri tek mbarëvajtjen e mbikëqyrjen e autoudhës “Arbën Xhaferi” pra Prishtinë- Shkup”, ka deklaruar ai.

    Ish-këshilltari i Lekajt thotë që në një far forme, Qeveria e Ramush Haradinajt e trashëgoi këtë problem dhe u deshtë të merrej me të.

    “…Janë një mori shkresash të cilat ata ja kanë drejtuar prej vitit 2015 e tutje, ku ata kanë kërkuar që të ju ipet një përgjigje lidhur me këto mungesa të fondeve dhe të dakordohen për zgjatjen e kontratës për shkak se është parë që me këto projeksione buxhetore nuk mund të përfundohet projekti me kohë sipas kontratës bazë që ishte 42 muaj rrjedhimisht kompania ndërtuese ka kërkuar zgjatjen e afatit fillimisht qeveria e ka kërkuar vet prej viti 2015- ka kërkuar zgjatjen e afatit të kontratës dhe janë dakorduar me kompaninë amerikane të bëhet pa kosto zgjatja”, sqaron ai.

    Ai sqaroi për rrugëtimin që patën deri në nënshkrimin e kësaj kontrate.

    “Nuk është nënshkruar kontrata as në vitin 2015 as në vitin 2016, në vitin 2015 janë dakorduar që të bëhet zgjatja e kontratës për 11 muaj e 13 ditë me një kosoto të cilën e ka hartuar kompania mbikëqyrëse ‘HIll International’ ajo e ka llogaritur konston e zgjatjes dikun 14.78 milionë për këtë periudhë kohore, prapë Qeveria e Kosovës në prill të vitit 2017 nuk e ka nënshkruar edhe pse ishin pajtuar komunitetit drejtues ndërministror me 30 shtator të vitit 2016 ishte pajtuar që të nënshkruhet aneksi për zgjatjen e kësaj kontrate prapë nuk e kanë nënshkruar”.

    “Ministria e Infrastrukturës, Komuniteti Drejtues Ndërministror e ka dërguar çështjen në Qeverinë e Kosovës, qeveria e ka kthyer çështjen prapa duke thënë se kjo çështje është brenda kompetenca të komunitet drejtues ndërministror dhe duhet të zgjidhet nga vet ai, pra me fjalë të tjera aneksi duhet të aprovohet ose jo nga komuniteti drejtues”.

    “Në vitin 2017 ju e dini se ka pasur edhe zgjedhje nacionale është ndërruar qeveria dhe kjo çështje ka mbetur pezull, nuk është nënshkruar kontrata me atë kosto të dakorduar me kompaninë amerikane. Çka ka ndodh pastaj, ato të vitit 2017 ka ardhë Qeveria Haradinaj në pushtet, ministri Lekaj e ka marrë detyrën diku në fillim të shtatorit dhe me 27 shtator nëse s gabohem është nënshkruar ky aneks për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve por pa kosto sepse kostoja është lënë të caktohet për më vonë kështu ka shkuar në aneks. Tani kanë rrjedh gjërat tjera, ka ardhë kërkesa e Bechktelit për 63 milionë në fund për 53 milionë e kështu me radhë por komunitetit drejtues ndërministror ka pasur qasje. Anëtarët e komunitetit drejtues ndërministror i kanë dëgjuar edhe vet përfaqësuesit e kompanisë Bechtel-Enka ku ata i kanë ftuar në takim ku ata ju kanë shpjeguar arsyeshmërinë për pjesën e tyre”, ka thënë për InDoks Eset Berisha.

    Përgjatë intervistës këshilltari i Lekajt përmendin edhe ndikimin politik. Më konkretisht të Qeverisë Kurti. Përmendin edhe shkarkimin e tij nga posti i drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil.

    “Rrjedhimisht po, koha ka treguar se tendencat politike të kësaj qeveria ndaj meje kanë ardhë në shprehje çdo ditë e më shumë, që nga shkarkimi im dmth në maj të vitit 2020-të nga pozita e Drejtorit të përgjithshëm  të organit rregullator të aviacionit të Kosovës e deri më tutje. Juve ju kujtohet edhe shikuesve të juaj se menjëherë pas shkarkimit kryeministri vet ka deklaruar ka thënë se këta të korruptuarit duke aluduar në mua, kur ju prekin interesat e tyre korruptive bërtasin “Amerika Amerika”, kjo ka qenë dmth …. devenitivisht po, tjetër koha ka treguar tash së fundi edhe vet zëdhënësi i qeverisë ditën kur është ngrit aktakuza ndaj meje    ka thënë se vendimi për shkarkimin e tij ka qenë i merituar dhe i ligjshëm për shkak se shihni çfarë personi ka qenë”, tha ai.

    “… këta e kanë ditë që unë jam duke u hetuar nga policia, prokuroria dhe duke më paragjykuar pra e kanë bërë gjykimin publik ndaj meje, duke më paragjykuar fajësinë time si të korruptuar më kanë shkarkuar nga pozita e përgjithshme e drejtorit të autoritet të Aviacionit Civil prej nga kanë filluar edhe hetimet tjera. Defentivisht kjo është aktakuzë politike për shkak se vet hetimet nuk kanë shkuar në drejtimin të cilin e drejtojnë vet shkresat e lëndës vet provat e prokurorisë të cilat i ka bashkëngjit në shkresa të lëndës në drejtim tjetër”, ka thënë ish-këshilltari i ish-ministrit.

    InDoks |  Misteri milionësh i PAN-it, dokumentari i plotë:  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark