Një deklarim i zëvendësministrit të Pushtetit Lokal dhe këshilltarit të kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka bërë që një tjetër këshilltar i liderit të PDK-së, të komentojë kryeministrin duke e quajtur të papjekur.
I bërë i njohur kur në përgjimet e “Dosjes së Shefave” ai dhe Adem Grabovci zgjedhin brenda natës për anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit në bazë të kriterit “i joni”, Njazi Kryeziu, nuk e ka përdorur këtë kriter kur ka vendosur ta quaj liderin e partnerit të koalicionit edhe një njeri të papjekur që “ia thyejnë passwordin në llogarinë e Faceebok-ut”.
Përtej kësaj, Kryeziu që është këshilltar i liderit të PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar se Isa Mustafa është një politikan i djegur politikisht.
Për dy gjëra në këtë postim të guximshëm të zëdhënësit të kryeministrit pajtohem. Kryeministri është jo vetëm i pjekur, por edhe i rreshkur e i djegur politikisht”, ka shkruar Kryeziu.
Më tej ka vazhduar të tallet me kryeministrin.
“(Kryeministri v.j) vepron me fuqinë e ligjit dhe të arsyes…vetëm kur nuk ja thyejnë paswordin në llogarinë e FB. Përndryshe Isa është Isë emocional dhe i ngutshëm si edhe këshilltarët e tij”, ka shkruar këshilltari i Veselit.
Sipas tij, “muri mbetet mur… dhe jo vetëm që simbolizon ndarjen e Mitrovicës…është vetëm fillimi i ndarjeve…”./Insajderi.com