Njihuni me pasurinë e deklaruar prej tij në Agjencinë Kundër Korrupsion, e cila publikoi sot deklarimet e pasurisë nga zyrtarët e shtetit të Kosovës.
Tahiri ka deklaruar se ka një parcelë për ndërtimin e shtëpisë në sipërfaqe 4 ari, të blerë nga likuidimi i aseteve të firmës së mbyllur të biznesit në vlerë 50 mijë euro. Pronësinë e ka deklaruar të përbashkët.
Po ashtu ai ka deklaruar se ka ndërtuar një shtëpi 33 metra katror në vitet 2012-2014 në vlerë 182 mijë euro. Ka thënë se ndërtimi është financuar nga shitja e tokës në Fushë-Kosovë dhe se pronësia po ashtu është e përbashkët.
Po ashtu, Tahiri ka deklaruar se ka një shtëpi (lokal afarist 300 metra dhe hapësirë banimi 250 metra katror) me sipërfaqe totale 250 metra të ndërtuar gjatë vitit 2001-2001 në vlerë 400 mijë euro. Kjo shtëpi, sipas deklarimit të tij, është ndërtuar nga kursimet e biznesit familjar, duke përfshirë edhe shitjen e shtëpisë në Skendaraj në vitin 2000 në vlerë 150 mijë euro.
Po ashtu, Abelard Tahiri, ka deklaruar tokë të parcelizuar për ndërtim, 33 ari, ku thotë se 28 ari janë shitur gjatë periudhës së vitit 2013-2014 në vlerë 182 mijë euro. Kjo tokë e parcelizuar Tahiri thotë se është blerë nga kursimet e biznesit familja në vitin 2007 dhe vlera e saj, sipas tij, është 210 mijë euro.
Këshilltari i Presidentit ka deklaruar edhe një veturë të vlerë në vlerë 10 mijë euro me parat, siç ka deklaruar, nga shitja e veturës paraprake në vlerë 15000 euro. Para të gatshme ai ka deklaruar se ka 2,950 euro në Pro Credit Bank ndërsa të hyra i ka deklaruar 6, 840 euro nga paga në Kryeministri sa ishte, 4, 320 të bashkëshortes dhe 1,000 ueuro nga qiraj e lokaleve afariste në Fushë-Kosovë. /Insajderi.com