Artisja e njohur, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat e estradës shqiptare.
Ajo përmes disa imazheve të publikuara në rrjete sociale, ka njoftuar fansat se doli jashtë studios për t’ia bërë klipin këngës që tashmë e ka të gatshme.
Bukuroshja brune ka ndarë disa imazhe tërheqëse, të shkëputura nga xhirimet e klipit.
E veshur plotësisht me të zeza, flokët ajo kësaj radhe ka vendosur ti ketë me dy ngjyra, teksa i ka lënë të lira mbi supe.
“Më provo”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve, ku shihej duke mbajtur në dorë një shkop bejsbolli.