×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kështu do të jenë pagat në Shërbimin Korrektues të Kosovës

    Insajderi
    01 February 2023 - 10:57

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

    “Pas këtij procesi shumë kompleks e voluminoz, është mbërritur të vlera e koeficientit për vitin 2023 dhe ai është 105, ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ai do të jetë 110 euro”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

    Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.

    Në Shërbimin Korrektues të Kosovës, udhëheqësi i pavijonit ka koeficientin 7, rrjedhimisht paga do të jetë 735 euro

    Për pozitën mbikëqyrës i lartë koeficienti i caktuar është 6.5, paga do të jetë 682.5. Vlera e koeficienti 6 është caktuar për mbikëqyrësit, kësisoj paga do të jetë 630.

    Zyrtarët korrektues do të paguhen nga 577.5 euro. Kurse për kadetët korrektues paga do të jetë 210 euro.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark