Prej disa kohësh në mediat italiane është përfolur se Diletta Leotta u është drejtuar klinikave të kirurgjive plastike në një moshë fare të re. Por dallimi para dhe pas është me të vërtetë i pabesueshëm.
Giulia Diletta Leotta është një prej personazheve më të përfolur të kohëve të fundit në mediat italiane. Jo vetëm për dashurinë aktuale me aktorin e njohur turk, Can Yaman, por edhe me lidhjet e tjera të dashurisë, për të cilat është vënë gjithmonë në fokus.
Por ditët e fundit, thashethemet për Leotta-n janë fokusuar më shumë në operacionet plastike që moderatorja ka bërë me kalimin e viteve. Dyshimet mbeten ende: a mund të thuhet vërtet se prezantuesja u është nënshtruar operacioneve plastike?
Janarin e vitit 2020, pas një monologu në skenën e ‘Ariston’, Sanremo, për bukurinë, polemikat janë shtuar më shumë. Së fundi, madje, edhe me fakte.
Shumë njerëz, tashmë janë të bindur se me kalimin e viteve, Leotta shpesh i është drejtuar operacionit, megjithatë ajo kurrë nuk e pranoi. Ishte vëllai i saj disa vite më parë që i doli në mbrojtje pas lajmeve të para për ndërhyrje. Si kirurg plastik, ai dëshironte të jepte kontributin e tij profesional me këtë rast. Megjithatë, ai nënvizoi faktin se bukuria e motrës së tij është plotësisht natyrale.
Sidoqoftë, duke gjykuar nga fotot e vjetra, duket e kundërta. Një vit më parë, moderatorja sportive mohoi përdorimin e kirurgjisë plastike.
Por disa muaj më vonë, Leotta u shfaq përsëri në “Striscia La Notizia” si protagoniste e rubrikës “Made and Remade”. Sipas lajmit satirik të Canale 5, hunda, gjoksi dhe goja e Leotta-s duhet të ishin retushuar me shumë zgjuarsi nga një mjek shumë i mirë.
Pas disa fotove të vjetra të moderatores ditët e fundit, të shpërndara në rrjetet sociale, është e vështirë të besohet si ka qenë Diletta para ndërhyrjeve plastike. Gjithsesi, edhe në këtë rast ka ende dyshime. Një grup ndjekësish është i bindur se gjithçka është bërë me qëllim të keq për të prishur imazhin e moderatores.