29-vjeçari nga Kosova me inicialet A.M, është arrestuar sot në Tiranë, meqenëse akuzohet se prej disa muajsh e përndiqte moderatoren Luana Vjollca.
I riu e kishte kërcënuar moderatoren dhe motrën e saj edhe përmes postimeve në rrjetin social Facebook.
Në një postim që e kishte bërë në tetor të vitit të kaluar, ai kishte kërcënuar edhe të gjithë ata që bashkëpunojnë me dy motrat se do të kenë “masakra në familje.
Ndryshe, i riu është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit, pranë banesës së moderatores.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.