Yll Limani është njëri nga artistët më në zë të muzikës shqiptare.
Për shkak të zhanrit që përdor Ylli është njohur si një artist romantik, melankolik që sjell këngë të cilat ia dalin të kthehen në hite edhe pa pasur ndonjë videoklip.
Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here publikon detaje nga jeta e tij. Ditën e djeshme, nëna e Yllit festoi ditëlindjen dhe artisti i dedikoi fjalë mjaft të vecanta.
“Pika ime e dobët. Mam! Urime ditëlindja, jetofsh sa ma gjatë! Të dua!”, ka shkruar Ylli me një foto të së ëmës duke qeshur.
Përsa i përket jetës së tij profesionale, disa ditë më parë Yll Limani me Elvana Gjatën publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre. Në fakt ata i surprizuan të gjithë pasi publikuan jo një, por dy projekte muzikore, që menjëherë janë kthyer në këngët e preferuara për publikun.
“E di” dhe “Marre” titullohen këngët e reja të artistëve, që u vlerësuan jo vetëm për ritmin e bukur, por dhe videoklipet shoqëruese.