Kështu është shkatërruar Bjeshka e Zallit të Rupës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu është shkatërruar Bjeshka e Zallit të Rupës

    Insajderi
    26 August 2016 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para 6 viteve ka qenë një nga luginat më të bukura në rajonin e Dukagjinit dhe pa dyshim pika më turistike në rrethin e Deçanit.

    2010

    Por gjashtë vite pas, Bjeshka e Zallit të Rupës është shkatërruar dhe tashmë është shndërruar në një gropë të madhe me zhavorr.

    2016

    Në dy fotografi të publikuara nga një bjeshkatar i kësaj ane dhe aktivist për mbrojtjen e natyrës, Adriatik Gacaferri, shihet sesi është shkatërruar kjo pjesë.

    14111944_10208355248817997_551246063_n

    “Dikur njeriu i frikohej natyrës, sot natyra i frikohet njeriut”, ka shkruar ai në fotografinë krahasuese të së njëjtës hapësirë.

    Sipas tij, këtë shkatërrim e ka bërë kompania e ndërtimit RSM, me leje të Komunës së Deçanit.

    DemiSRM

    Insajderi ka tentuar të kontaktojë me kryetarin e Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj dhe drejtues të kompanisë por kontakti ka qenë i pamundur.

    Megjithatë Insajderi do të vazhdojë të sjellë fakte të tjera në lidhje me aktivitetin e kompanive në këtë zonë turistike malore në Deçan.

    14087735_10208355454303134_642610729_o

    Sipas Gacaferrit, këto gropa janë edhe të rrezikshme pasi që mbushen me ujë dhe në to lehtë mund të mbytet ndonjë fëmijë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark