Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të enjten ka lajmëruar për qëllimin e tij të largojë Amerikën nga marrëveshja e Parisit për klimë.
“Ne po largohemi, por do të fillojmë negocimet për të parë nëse mundemi të bëjmë një marrëveshje e cila është e drejtë”, ka thënë Trump gjatë një transmetimi nga Shtëpia e Bardhë.
Vendimi shumë i kritikuar i Trumpit vjen në shpatullat e vitit më të nxehtë që bota ka përjetuar që nga viti 1880 – kur shkencëtarët kanë filluar të mbajnë regjistra për temperaturën globale – dhe rekordin e pestë të përvitshëm të nxehtësisë të dhjetë viteve të kaluara.
Në përgjithësi, planeti i Tokës është më i ngrohtë për 1,26 gradë celsius më lartë se mesataret para-industriale, e cila temperaturë është shumë afër me 1,5 gradë celsius – limit ky i caktuar nga formuesit ndërkombëtar të politikave për ngrohje globale.
Kjo mund të sjellë ndryshime përçarëse të civilizimit njerëzorë.
“Nuk mund ta ndalojmë ngrohjen globale. Gjithçka që ka ndodhur deri tani është pjekur në sistem”, ka thënë Gavin Schmidt, shkencëtar i klimës në institutin e NASA-s për Bussines Insider.
Kjo do të thotë që edhe nëse e ulim lirimin e karbonit në zero të nesërmen, ne ende do të shihnim ndryshimin klimatik, të nisur nga njerëzit, të vazhdonte për shekuj me radhë.
Të gjithë e dimë që lirimet nuk mund të ndalohen. Prandaj, e vetmja gjë që mbetet të bëhet është të ngadalësojmë ndryshimin e klimës sa të mundemi që ta bëjmë të mundur adaptimin tonë me sa më pak dhimbje që të mundemi.
Kështu mund të duket Toka në 100 vitet e ardhme nëse arrijmë të frenojmë ndryshimin klimatik me marrëveshjet ndërkombëtare si ajo e Parisit.
1.Temperatura mesatare do të ngrihet për gati 2 gradë celsius deri në vitet 2030-ta.
2.Temperatura në rrethin Arktik e cila u ngrit mbi nivelin e ngrirjes për një dit në vitin 2016 – kjo është jashtëzakonisht nxehtë për arktikun, pra është anormale. Dhe këto lloj normalitete do të fillojnë të ndodhin shumë më shpesh.
3.Niveli i akullnajave do të zbresë, dhe në vitin 2050 verat në Grenlandë do të jenë pa akull fare. Kjo vetëm se ka filluar në vitin 2012 kur 97 për qind e shtresave të akullit në këtë vend kishin filluar të shkrihen.
4.Për fat të mirë, akulli në Antarktikë do të mbetet relativisht i qëndrueshëm, duke kontribuuar minimalisht në ngritjen e nivelit të detit.
5.Por nga kollapsimi i akullnajave në vende tjera, niveli i detit do të rritet aq shumë sa deri në vitin 2100 do të ngrihet për 60 deri në 90 centimetra, duke zhvendosur deri në 4 milionë njerëz.
6.Oqeanet do të absorbojnë më shumë dioksid karboni, duke ngritur nivelin e aciditetit në oqeane, dhe kjo do të sjellë shkatërrimin e shkëmbinjve të koraleve – vendbanim i shumë krijesave ujore.
7.Numri i ditëve me nxehtësi ekstreme në viset tropike do të dyfishohet deri në vitin 2050. Ndërsa në pjesët më veriore, 10 deri në 20 për qind e ditëve të vitit do të jenë më të ngrohta.
8.Do të shtohen thatësira duke lënë më pak ujë të pijshëm. Ndryshimi i klimës mund të shkaktojë thatësirë të rëndë në 40 për qind të botës – dyfishi i sa është sot.
9.Do të ketë më shumë stuhi, zjarre në fusha e male, dhe valë nxehtësie prej vitit 2070 e tutje.
Ose mund të zbulojmë zgjidhje të reja. Kjo mund të bëhet me metoda të reja të teknologjisë së kapjes së karbonit, duke absorbuar më shumë karbon se sa emetohet.
Schmidt thotë që Toka në vitin 2100 do të jetë diku në mes të “pak më ngrohtë se sot dhe shumë më ngrohtë se sot”. Ky ndryshim në planet do të thotë me miliona jetë të shpëtuara, apo jo. /Insajderi.com