Kandidatët për kryeministër tashmë kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Të tre janë shoqëruar në qendrat e votimit nga bashkëshortet e tyre.
I pari që votoi ishte kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka votuar bashkë me gruan e tij, Remzie Shahini-Hoxhaj dhe djalin e tyre, Lirin, që sot iu drejtuar kutive të votimit për herë të parë.
Gruaja e Hoxhajt kishte të veshur një fustan bardh e zi me një pallto të zezë.
Pas tij, ka votuar edhe kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me gruan e tij, Serveten.
Ajo kishte të veshur një pallto të zezë, të cilët e kishte kombinuar me një shall bardh e zi.
Edhe gruaja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anita Haradinaj ka zgjedhur që sot të vishet me ngjyrë të zezë.
Ajo kishte veshur një pallto të zezë me një palë gjinse