Insajderi
Sport

Këta janë 7 lojtarët e Realit që ende nuk e kanë përshëndetur Xabi Alonson në rrjetet sociale

Insajderi
13 January 2026 - 12:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këta janë 7 lojtarët e Realit që ende nuk e kanë përshëndetur Xabi Alonson në rrjetet sociale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi e ka shkarkuar edhe zyrtarisht trajnerin Xabi Alonso pas humbjes në finale të Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.

Vendimi i klubit ka ardhur mbrëmë dhe është konfirmuar nga komunikata zyrtare e “Los Blancos”.

Media spanjolle dhe portali “Marca” kanë vënë re një detaj interesant pas largimit të tij: jo të gjithë lojtarët e Real Madridit e kanë uruar apo përshëndetur Alonson në rrjetet sociale, edhe pse shumë prej tyre e kanë bërë këtë, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas të dhënave të fundit, aktualisht janë 7 lojtarë të skuadrës që ende nuk e kanë postuar asnjë mesazh për ish-trajnerin, pavarësisht që shumica e skuadrës dhe yjeve kanë publikuar mesazhe përshëndetëse apo falënderuese pas largimit të tij.

Lista e lojtarëve që në këtë moment nuk e kanë përshëndetur Alonson në rrjetet sociale: Vinícius Jr., Militão, Trent Alexander-Arnold, Mendy, Jude Bellingham, Brahim Díaz (i fokusuar te Copa Afrika me Marokun), Mastantuono, (Endrick nuk është përfshirë, pasi aktualisht është jashtë Real Madridit – i huazuar te Lyon.)

Shkaku i mungesës së këtyre mesazheve nuk dihet me siguri — ndoshta ka pasur përshëndetje private, apo thjesht disa lojtarë kanë vendosur të mos i tregojnë publikisht përshëndetjet e tyre. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark