Këta janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA

    Insajderi
    01 April 2025 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë njoftoi se janë ekstraduar në ShBA dy kosovarët, Jetmir dhe Ardit Kutleshi, të dyshuar për përfshirje në krime kibernetike dhe mashtrim.

    Në një njoftim për media, Ambasada tha se dy të dyshuarit, 26 dhe 28 vjeç, do të përballen me drejtësinë në ShBA.

    “Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare për asistencën e dhënë Qeverisë amerikane për këtë rast, i cili forcon përpjekjet tona të përbashkëta për t’i mbajtur të sigurta të dyja, si Kosovën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark