×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këta janë dy zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës të arrestuar për rastin “Brezovica”

    Insajderi
    21 September 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë arrestuar sot pas një operacioni të realizuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës i lidhur me rastin “Brezovica”.

    Gazeta Insadjeri ka arritur të konfirmoj se dy zyrtarët e arrestuar janë Gani Berisha dhe Shukri Shabani.

    Të dy këta janë zyrtarë të MMPH.

    Gani Berisha është Drejtor i Departamentit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

    FOTO: Facebook

    Ndërsa, Shukri Shabani është zyrtarë në të njëjtën ministri.

    FOTO: Facebook

    Prokuroria ka njoftuar se të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” , “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

    Gazeta Insadjeri po ashtu raportoi se në mesin e të arrestuarve është edhe asamblisti i VV-së, Berat Lahu i cili është edhe dhëndri i ministrit Liburn Aliu.

    Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj ka konfirmuar se nga ky aksion janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë (11) lokacione të ndryshme, konkretisht tetë (8) lokacione në qytetin e Prishtinës, dy (2) në Podujevë dhe një (1) në Fushë Kosovë, ku me ç’rast, janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar.

    Të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”,nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark