Këta janë emrat e pesë të arrestuarve për fajde në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë emrat e pesë të arrestuarve për fajde në Gjakovë

    Insajderi
    18 October 2022 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Kosovës, pas aksionit kundër fajdeve në Komunën e Gjakovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Aksionit policor të zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kundër fajdes që rezultoi me konfiskimin e veturave, armëve e sendeve të tjera me vlerë.

    Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të kësaj Prokurorie, Enis Gashi ka bërë të ditur përmes konferencës për media se edhe dy persona të tjerë janë në kërkim.

    Po ashtu u bë e ditur se të gjithë të pandehurit kanë të kaluar kriminale.

    “Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disamujore dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, në bashkëpunim me policinë, sot nga ora 06:00 është realizuar kontrolli dhe bastisja në shtëpi dhe objekte tjera përcjellëse”.

    Bastisja sipas Gashit është bërë në 10 lokacione, përcjell Insajderi.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin listën me emrat e pesë të arrestuarve, nga mosha 38 deri në 55-vjeç, të cilët tashmë janë ndaluar për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

    Zenel Zenelaj, Gegë Lleshaj, Halil Gjoshi, Agim Jakupaj dhe Musë Pnishi, janë pesë personat e arrestuar.

    Në konferencë foli edhe hetuesi i policisë, Bekim Avdijaj, i cili ka treguar se çfarë prova materiale janë sekuestruar gjatë bastisjes.

    “Si prova materiale janë konfiskuar 16 vetura, dy motoçikleta, katër armë, 12 telefona mobilë dhe pajisje tjera, 8,758 euro dhe 30,600 lekë shqiptare”, tha Avdijaj.

    Ky hetim sipas prokurorisë ka zgjatur rreth një vit./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark