×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Pesë persona të arrestuar dy në kërkim” – Prokurori Enis Gashi jep detaje të aksionit kundër fajdeve

    Insajderi
    18 October 2022 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Kosovës, pas aksionit kundër fajdeve në Komunën e Gjakovës.

    Për veç tyre, Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të kësaj Prokurorie, Enis Gashi ka bërë të ditur përmes konferencës për media se edhe dy persona të tjerë janë në kërkim.

    Po ashtu u bë e ditur se të gjithë të pandehurit kanë të kaluar kriminale.

    “Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disamujore dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, në bashkëpunim me policinë, sot nga ora 06:00 është realizuar kontrolli dhe bastisja në shtëpi dhe objekte tjera përcjellëse”.

    Bastisja sipas Gashit është bërë në 10 lokacione, përcjell Insajderi.

    “Kjo bastisjes është realizuar ndaj 7 të pandehurve në 10 lokacione. 5 prej tyre janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim”, ka thënë Gashi.

    Gashi po ashtu tha se gjatë batisjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale gjërat e të dyshuarve që janë përfituar me kryerje të veprës penale “fajde”

    Në konferencë foli edhe hetuesi i policisë, Bekim Avdijaj, i cili ka treguar se çfarë prova materiale janë sekuestruar gjatë bastisjes.

    “Si prova materiale janë konfiskuar 16 vetura, dy motoçikleta, katër armë, 12 telefona mobilë dhe pajisje tjera, 8,758 euro dhe 30,600 lekë shqiptare”, tha Avdijaj. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark