Insajderi
Lajme

Këta janë “kampionët” për vota të vjedhura nga tri partitë më të mëdha në vend

Insajderi
29 January 2026 - 22:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këta janë “kampionët” për vota të vjedhura nga tri partitë më të mëdha në vend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Procesi i rinumërimit të votave ka kaluar shifrën e 92 për qindshit në nivel vendi, duke bërë që një numri të madh kandidatësh t’u hiqen apo t’u shtohen vota.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidati që aktualisht kryeson listën me më së shumti vota të “humbura” është Taulant Kelmendi.

Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ai ka humbur 925 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës rekordin e votave minus e mban Ferat Paçarizi, të cilit i janë hequr plot 6.754 vota.

Ndërkaq, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kandidati me më së shumti vota të humbura është Xhavit Uka, me gjithsej 1.637 vota minus.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark