×
  • Sport
  • Sport

    Këta janë katër kundërshtarët me të cilët mund të përballet Joshua

    Insajderi
    10 March 2024 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anthony Joshua ka folur për hapat e tij të ardhshëm pasi nokautoi Francis Ngannoun brenda dy raundeve. Dy herë kampioni i peshave të rënda me fitoren që korri ndaj kamerunasit, i është krijuar mundësia që të përballet me fituesin e meçit Oleksandr Usyk vs Tyson Fury.

    Sidoqoftë, dyshja në fjalë ishin pajtuar për një ndeshje të dytë pas përballjes së tyre të parë më datë 18 maj, që do të thotë se Joshua me gjasë do të duhet të presë deri në vitin tjetër për mundësinë e tij.

    Megjithatë, Joshua nuk e ka për qëllim që të ulet dhe të presë ndërsa ka insistuar se ai do të rikthehet në ring në qershor ose në korrik. Duket se një përballje gjatë verës me boksierin kroat Filip Hrgovic është opsioni më i mundshëm për boksierin britanik.

    Deri më tash AJ është favoriti kryesor për tu përballur me Hrgovic për titullin IBF të peshave të rënda, i cili do të mbetet vakant pas përballjes së dytë mes Fury dhe Usyk.

    AJ ka përmendur tre kundërshtarë të tjerë të mundshëm, me të cilët ai mund të luftojë gjatë verës.

    “Deontay Wilder, Zhilei Zhang, Joseph Parker. Po, të gjithë ata mund ta kenë mundësinë të luftojnë me mua”, ka thënë shkurtimisht Joshua.

    Një përballje me Zhilei Zhang ose Joseph Parker nuk ka gjasa të ndodhë pasi Zhang do t’i nënshtrohet një meçi të dytë pas humbjes ndaj Kiwit mbrëmjen e së premtes. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark